12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Ligji për Paga e parasheh pagën më të ulët 240 euro, kërkohen ndryshime

- Advertisement -

Më 1 tetor do të hyjë në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Mirëpo ky vendim vlerësohet se po bie në kundërshtim me Ligjin për Paga në Sektorin Publik. Kjo pasi ligji e përcakton që koeficienti më i ulët i pagave është 2, e që i bie që paga më e ulët në sektorin publik të jetë 240 euro. Njohës të fushës thonë se duhet të bëhen ndryshime para 1 nëntorit.

Kanë mbetur edhe tri ditë kur vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro të hyjë në fuqi. Megjithatë ai po bie në kundërshtim me Ligjin e Pagave, sepse në Ligjin e Pagave në sektorin publik koeficienti më i ulët është 2, e që bie që paga më e ulët në Kosovë të jetë 240 euro e jo 350.

Njohës të fushës thonë se para ekzekutimit të pagave, duhet të bëhen ndryshime në këtë ligj.

Nga opozita deklarojnë se ekzekutivi po i shkel ligjet e miratuara nga vetë ai. Mirëpo ndryshe shprehen nga pozita.

Rritja e pagës minimale në Kosovë është konsiderohet si e kundërligjshme pasi një vendim të tillë sipas përfaqësuesve të bizneseve është ndërmarrë pa u themeluar Këshilli Ekonomik Social.

Sipas Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, Qeveria e Kosovës përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social. /RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit