Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në fshatin Jelloc të Klinës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një i ri dyshohet se ka kryet vetvrasje në shtëpinë e tij.
“Sot, më datë 29.09.2026, rreth orës 06:20, Policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Driton Rugova.
Zëdhënësi shtoi se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes” dhe po hetohet nga organet kompetente






