Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së dytë dhe do të jetë një natë interesante me derbi.
Do të luhet sërish në dy orare, nga ora 18:45 dhe 21:00, ndërsa këtë herë do të luhet vetëm të martën dhe të mërkurën, ndryshe nga raundi i parë që u luajt edhe të enjten.
Në program janë nëntë ndeshje për t’u zhvilluar ditën e sotme.
Me fillim nga ora 18:45 Salzburg pret Brestin, derisa në Gjermani, Stuttgarti do të ketë punë me Spartën e Pragës të futbollistëve shqiptarë si Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Qazim Laci dhe Indrit Tuci.
Ndeshjet vazhdojnë nga ora 21:00 dhe në orar janë dy derbi të mëdhenj. Arsenali do të presë Paris Saint Germain në Emirates, ndërsa Bayer Leverkusen është nikoqir i Milanit në ‘BayArena’.
Përveç atyre dy dueleve që tërheqin më shumë vëmendjen, na presin edhe disa ndeshje emocionuese. Epiteti i favoritit absolut në shtëpi ndaj Young Boys i përket Barcelonës, e cila dëshiron të lajë shijen e hidhur të humbjes në Monaco në xhiron e parë, ndërsa Manchester City do të kërkojë pikë të reja ndaj Slovan në Bratislavë.
Nga ora 21:00 do të luhet dueli ndërmjet Interit dhe Crvena Zvezdës. Sigurisht, nikoqiri është një favorit i madh dhe çdo gjë përveç një fitore bindëse Nerazzurri do të jetë një sensacion i vërtetë.
Ndonëse nuk janë ndër favoritët, do të jetë shumë emocionuese dueli mes PSV-së dhe Sportingut, dy skuadra që po luajnë shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve.
Ndeshjet që zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve:
18:45 Salzburg – Brest
18:45 Stutgart – Sparta Pragë
21:00 Arsenal – PSG
21:00 Barcelona – Young Boys
21:00 Bayer Leverkusen – Milan
21:00 Borussia Dortmund – Celtic
21:00 Inter – Crvena Zvezda
21:00 PSV – Sporting
21:00 Slovan Bratislava – Manchester City