6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Leverkuseni i Xhakës mposht Interin e Asllanit

- Advertisement -

Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore të madhe por edhe të vështirë ndaj Interit.

Të martën mbrëma kampioni gjerman fitoi 1:0 ndaj Interit në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Sfida u vendos vetëm në minutën e 90-të, kur Nordi Mukiele shënoi për 1:0. Ai realizoi me goditje nga zona.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Bayer Leverkuseni. Kristjan Asllani luajti prej minutës së 66-të për Interin.

Me fitore, Leverkuseni doli në vendin e dytë të Championsit me 13 pikë, sa i kanë edhe Aston Villa, Interi e Bresti. Interi ka rënë në pozitën e katërt.

Por të dy skuadrat ende janë në pozitë shumë të mirë për t’u kualifikuar direkt në një të tetën e finales. Për Interin ishte humbja e parë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit