Ademi: Arsène Wenger së shpejti viziton Kosovën për Akademinë e Talenteve

- Advertisement -

Kryetari i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se gjatë Samitit të FIFA-s në Majami ka zhvilluar një takim me Arsène Wenger, me të cilin ka biseduar për zhvillimin e talenteve dhe futbollit në Kosovë, shkruan Scanner

Sipas Ademit, në kuadër të samitit është diskutuar për organizimin e festivaleve për të rinjtë, djem dhe vajza, si pjesë e strategjisë së FIFA-s për zgjerimin e bazës së futbollit.

 

Ai ka bërë të ditur se Wenger ka vlerësuar potencialin e madh që ka Kosova në futboll, duke theksuar se rezultatet e Kombëtares së Kosovës dëshmojnë talentin dhe rrugën e duhur të zhvillimit që po ndjek futbolli kosovar.
Ademi ka theksuar gjithashtu se FIFA ka hapur Akademinë e Talenteve në Kosovë, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e gjeneratave të reja, ndërsa ka njoftuar se shumë shpejt Wenger do ta vizitojë Kosovën për të parë nga afër punën dhe zhvillimin e kësaj akademie. ⚽🇽🇰

Postimi i plotë:

Me Arsène Wenger në kuadër të Samitit të FIFA-s në Majami biseduam për zhvillimin e talenteve dhe futbollit.

Gjatë Samitit u diskutua për organizimin e festivalit për të rinjtë – djem dhe vajza – si pjesë e strategjisë së FIFA-s për zgjerimin e bazës së futbollit.

Wenger vlerësoi potencialin e madh që ka Kosova në futboll, duke theksuar se rezultatet e Kombëtares sonë kanë dëshmuar tashmë talentin dhe rrugën e duhur të zhvillimit që po ndjek futbolli ynë.

Duke u mbështetur në këtë potencial, FIFA e ka hapur Akademinë e Talenteve në Kosovë, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e gjeneratave të reja.

Shumë shpejt, Arsène Wenger, një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, do ta vizitojë Kosovën për të përcjellë nga afër punën dhe zhvillimin e Akademisë së Talenteve. ⚽🇽🇰🌍

#MeFutbollinPërKosovën

Të ngjashme

Të fundit