Kupa e Botës, Belgjika dhe Egjiptin ndajnë pikët

- Advertisement -

Belgjika dhe Egjipti, kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të Grupit G të Kampionatit Botëror.

Të hënën mbrëma, Belgjika dhe Egjipti kanë luajtur 1:1, në një ndeshje të fortë, interesante dhe me shumë raste.

Egjipti kaloi në epërsi në minutën e 19-të, me golin e realizuar nga Amam Ashour por Belgjika barazoi shifrat në pjesën e dytë.

Në fakt, rezultati u barazua me autogolin e shënuar nga Mohamed Hany në minutën e 66-të.

Me këtë barazim, Belgjika dhe Egjipti kanë nga një pikë kurse ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo ndërmjet Iranit dhe Zelandës së Re.

Të ngjashme

Të fundit