Leonora Jakupi kujton babanë: Heroi im, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës

- Advertisement -

Përmes tri fotografive të publikuara në kujtim të tij, Leonora ka ndarë mesazhe prekëse, duke shprehur dashurinë dhe mungesën për figurën e rëndësishme të jetës së saj.

“Sa mall kam për ty, engjëlli im babë”, ka shkruar ajo.

Në dedikimin e saj, këngëtarja ka kujtuar se vitet kalojnë, por kujtimi për të atin mbetet gjithmonë i gjallë:

“Ditët e vitet kalojnë e ti vazhdon të mbetesh i freskët në kujtimet e mia… Dora jote akoma përkëdhel flokun tim nga lart! Ti, heroi im, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”!

Babanë e saj ajo e ka cilësuar si mburrjen dhe krenarinë e familjes, duke e përkujtuar me shumë respekt edhe pas 28 vjetësh.

“Ti mburrja dhe krenaria jonë”, ka shkruar Leonora.

Kujtimi i saj për babanë lidhet edhe me dhimbjen e shumë familjeve kosovare që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe vazhdojnë t’i nderojnë ata ndër vite.

 

Të ngjashme

Të fundit