Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka deklaruar se ende nuk është diskutuar brenda organeve të partisë për kërkesat për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së dhe iniciativat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Ai tha se për çdo zhvillim opinioni do të njoftohet me kohë.
“Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë. Ende nuk i kemi hapur këto tema, nuk kemi pasur diskutim për këto çështje. Sot pata takim me mërgimtarët”, tha Quni.
I pyetur për qëndrimin e tij lidhur me kërkesat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, ai nuk dha detaje.
“E shpreh në strukturat e LDK-së”, tha Quni






