Leo Messi pensionohet nga kombëtarja e Argjentinës

- Advertisement -

Lionel Messi ka njoftuar pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram https://www.instagram.com/p/DctWzhYxElg/?igsi=MXVvampwa2h6NXhnMg==

“Pas gjithë kësaj kohe që ka kaluar nga finalja, pasi e kam menduar gjatë, dua t’ju komunikoj të gjithëve se tërhiqem nga Kombëtarja…”, nis reagimi i Messit.

“Ishte një vendim që më dhembi dhe ende më dhemb në shpirt, por e kuptoj se ka ardhur momenti. Ju betohem se gjithmonë kam dhënë gjithçka, jo vetëm në vitet e fundit kur fituam gjithçka, por edhe më herët. Gjithmonë kam luftuar dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, për t’ju sjellë gëzim dhe për t’ju bërë krenarë që jeni argjentinas përmes futbollit.”

“Ka mbetur pak dhe etapat po mbyllen njëra pas tjetrës. Kjo është një prej tyre dhe më dhemb shumë. E dua, e kam dashur dhe do ta dua gjithmonë të jem pjesë e Kombëtares.”

Jam zbrazur, nuk kam më çfarë të jap. Për më tepër, pas nesh po vijnë lojtarë të rinj shumë të mëdhenj që e meritojnë të jenë aty”, shkroi Messi.

 

Ylli argjentinas falënderoi tifozët për mbështetjen gjatë 20 viteve të tij me Kombëtaren.

“Faleminderit për gjithë dashurinë gjatë këtyre 20 viteve. Do të më mungojë shumë t’ju dëgjoj nga brenda. Tani do të jem njëri prej jush, duke përkrahur dhe mbështetur gjithmonë nga jashtë, në ditët e mira dhe në të këqija, madje edhe më shumë.

Faleminderit familjes sime që ka qenë gjithmonë aty, që më ka shoqëruar në këtë udhëtim kaq të bukur, por edhe të vështirë. Faleminderit secilit trajner, bashkëlojtar dhe drejtues me të cilët pata mundësinë të ndaj këtë rrugëtim.

Marr me vete kujtime dhe momente të paharrueshme.

Largohem me qetësinë dhe krenarinë se, së bashku me bashkëlojtarët e mi, ju kemi dhuruar momente që i kishim ëndërruar. Ishte një çmenduri ta përjetoja këtë me ju. Ju dua!

Faleminderit Zotit që më bëri argjentinas.

Forca Argentina!”, vijoi Messi.

Në fund, Messi zbuloi se këtë mesazh e kishte shkruar më 21 korrik, vetëm dy ditë pas finales së Kupës së Botës, por vendimi i tij tashmë është bërë edhe më i fortë pas humbjes së babait.

“Këto fjalë i shkrova më 21 korrik, dy ditë pas finales. Sot, pas asaj që ndodhi me babain tim, jam edhe më i bindur se më parë”, përfundoi Messi.

Leo Messi me Argjentinën ka fituar katër trofe: Copa América në vitin 2021 dhe 2024, Finalissiman në vitin 2022 dhe Kupën e Botës në vitin 2022, po ashtu ishte finalist i Kupës së Botës 2014, dhe 2026.

Të ngjashme

Të fundit