22 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Lëndohen tre persona pas një aksidenti në rrugën Prishtinë- Podujevë

- Advertisement -

Katër automjete janë aksidentuar të dielën në rrugën Prishtinë- Podujevë.

Si pasojë, kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona”, tha Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit