28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Berisha: LDK e VV mosbesuese ndaj SHBA&NATO, në sinkron për dëmtimin dhe ndaljen e zhvillimit të Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se LDK e VV mosbesuese ndaj SHBA&NATO, në sinkron për dëmtimin dhe ndaljen e zhvillimit të Kosovës, raporton Scanner.
Në një postim në Facebook, ia ka thënë se duke parë qëndrimet lidhur me të ashtuquajturin “Kuvendin gjithserb” të LDK-së dhe dhe veprimet e fundit të LVV-së të pa harmonizuara me SHBA, që tregojë me mosbesimin ndaj Pranisë Ushtarake Ndërkombëtare -PUN në Kosovë dhe lidershipit të SHBA të gjeostrategjisë politike, ekonomike dhe të sigurisë për rajonin, mund të themi se këto dy parti janë në sinkron në dëmtimin e interesave të vendit.
Postimi i plotë:
Kosova po përballet me sfida të mëdha që kërcënojnë zhvillimin dhe stabilitetin e saj. Duke parë qëndrimet lidhur me të ashtuquajturin “Kuvendin gjithserb” të LDK-së dhe dhe veprimet e fundit të LVV-së të pa harmonizuara me SHBA, që tregojë me mosbesimin ndaj Pranisë Ushtarake Ndërkombëtare -PUN në Kosovë dhe lidershipit të SHBA të gjeostrategjisë politike, ekonomike dhe të sigurisë për rajonin, mund të themi se këto dy parti janë në sinkron në dëmtimin e interesave të vendit.
Qeverisja mashtruese aktuale, me propagandën “20 vite shkatërrim” edhe ndaj arritjeve dhe vletave më sublime kombëtare dhe shpifjet e vazhdueshme ndërvite për “vrasje politike” gjatë 20 viteve të fundit pa zbardhur asnjë nga këto pretendime, kanë kontribuar në një shkatërrim të madh të brendshëm. Është e rëndësishme të theksohet se rreziku për Kosovën nuk vjen nga “mitingashët” nga Serbia, dhe “folk-politika” e tyre nacionaliste e primitive, pasi NATO në krye me FA/SHBA, garanton mbrojtjen e vendit tonë. Megjithatë, propagimi i gjendjes së luftës dhe prezantimi i Kosovës si një zonë e paqëndrueshme me mundësi shpërthimi, është një dëm i madh për perspektivën e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo lloj propagande shkakton frikë dhe pasiguri te investitorët e mundshëm, duke e bërë të pamundur përparimin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Psikoza e luftës, e promovuar nga udhëheqësit me tendenca autoritare, është një metodologji që synon të nxisë braktisjen e vendit nga qytetarët. Kjo metodë, e cila krijon një atmosferë frike dhe pasigurie, është tipike për regjimet totalitare dhe është një kërcënim i madh për të ardhmen e Kosovës. Është koha që udhëheqësit tanë të marrin përgjegjësi dhe të punojnë për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Vetëm përmes një qeverisjeje të ndershme dhe transparente, dhe duke promovuar paqen dhe stabilitetin, mund të sigurojmë një të ardhme të ndritur për vendin tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit