16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

LDK pro tërheqjes së Trustit: Është nevojë e qytetarëve

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka shpalosur qëndrimin e partisë në lidhje me tërheqjen e trustit pensional nga qytetarët.

Ai para gazetarëve tha se LDK e përkrah një nismë të tillë por që mënyra e tërheqjes së trustit të rishikohet.

Zemaj tutje thotë se kjo tërheqje është nevojë e qytetarëve duke marrë parasysh ngritjen e çmimeve kohëve të fundit.

“ Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë publik për këtë çështje dhe me vendim të qeverisë presim që të shkoj kjo procedurë të rregullt. Është nevoja e qytetarëve për një tërheqje të tillë duke marrë parasysh ngritjen e çmimeve. Jemi në përkrahje të tërheqjes të një shume të caktuar të parave por kjo do të duhej të bëhej në atë mënyrë duke mos e dëmtuar të ardhmen pensionale të qytetarëve. Forma dhe mënyra e tërheqje së këtyre mjeteve duhet të rishikohet”, tha Zemaj”.

Ndryshe deputetë nga opozita kanë bërë propozimin që tërheqja e trustit nga qytetarët të bëhet deri në 30 %.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit