8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

LDK për videon e VV-së: 100 sekonda propagandë për të mbuluar paaftësinë qeverisëse

- Advertisement -

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar ndaj videos propagandistike të Vetëvendosjes në të cilën kjo parti sulmon opozitën dhe bizneset kosovare.

Ajo ka thënë se pushteti po tenton që më një video 100 sekondëshe të mbulojë paaftësinë e vet për të qeverisur.

“Kinostudioja’ Qeveria Kurti, sot e publikoi një tjetër produkt të dështuar të propagandës së vet. Mbulo një skandal me një tjetër—kështu funksionon ky pushtet. Pas shkrimit në gazetën sllovene, ku flitet për transaksione në vlerë 100 milionë euro, të cilat e ndërlidhin ambasadorin Martin Berishaj me Kurtin, partia në pushtet doli me një video 100-sekondëshe.”. ka shkruar ajo.

Sipas Halimit,  Qeveria që sillet si opozitë edhe pas gati dy viteve në pushtet, vazhdon të tregojë mjerimin e saj, dështimin spektakolar dhe mungesën e projekteve e rezultateve, përmes videoklipeve të tilla ku fajëson gjithë të tjerët.

Ajo ka thënë se qeveri nuk ka bërë asnjë punë të vërejtshme.

“Pushteti që s’bën asnjë punë të prekshme, natyrisht që gjen kohë për të tilla absurditete. Mirëpo, faktet e çmontojnë secilën propagandë. Fakt është se Kurti duke mos e shkarkuar ambasadorin në fjalë, ka një lidhje në dukje të pazgjidhshme—krejtësisht të çuditshme—me ambasadorin Martin Berishaj. Prandaj edhe nuk do, apo mbase edhe nuk mundet edhe po të dojë, që ta lirojë nga detyra. Poashtu është fakt se ky pushtet, i ka në arkën e vet gati një miliard euro, ndërkohë që qytetarët tanë blejnë ushqime me çmime ndër më të lartat në Evropë në raport me standardin jetësor; profesionistët shëndetësorë dhe jo vetëm largohen masivisht; ndërsa bizneset rrezikojnë falimentimin.”, ka shkruar Halimi.

Sipas zëdhënëses së LDK-së, nuk ka propagandë të shfrenuar që e mbulon jetesën e rënduar, si pasojë e padijes dhe paaftësisë qeveritare.

“Ky realitet i hidhur jetohet e përjetohet çdo ditë nga qytetarët tanë, të cilët presin shumë më shumë se ankesa nga një pushtet i stërmadh që kontrollon gjithçka. Qytetarët tanë, me të drejtë, presin zgjidhje konkrete, projekte zhvillimore e investime shtetërore. Ndërsa pushtetarët kanë prioritetet tjera, krejt të kundërta me njerëzit e zakonshëm. Kjo pandjeshmëri njerëzore e mosgatishmëri për t’i shërbyer vendit—megjithëse do të marrë ndëshkimin e merituar elektoral—po i shkakton pasoja të mëdha Kosovës! “, ka shkruar tutje Halimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit