Lushaku Sadriu: Në mbledhjen e fundit të kryesisë u dakorduam që në seancë të vendosim mënyrën e votimit

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se në mbledhjen e fundit të kryesisë është gjetur dakordim që në seancë të vendoset mënyra e votimit për nënkryetar.

Lushaku tha se LDK nuk e konteston vullnetin e deputetëve për të përkrahur ose mos të përkrahur kandidatët për nënkryetar, por tha se duhet të bëhet sipas mënyrës së votimit.

“Në mbledhjen e fundit të kryesisë jemi dakorduar që në seancë të vendosim mënyrën e votimit, meqë nuk ka konsensus jemi në përkrahje edhe të votimit individual… Ne po ashtu si përgjigjje ndaj shefes së grupit të LVV-së, nuk e kontestojmë vullnetin e deputetëve të asnjë grupi parlamentar për me përkrah ose mos me përkrah një nënkryetar të propozuar nga partitë opozitare, por gjithsesi duhet të shkojmë sipas mënyrës së votimit”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit