9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

​LDK: Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me fondacionin “Konrad Adenauer Stiftung

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar shefin e zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Kosovë, Daniel Braun.

Së bashku kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe mbështetjen që KAS-i i ka dhënë këtij subjekti politik.

Gjatë takimit të sotëm mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe shefit të zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Kosovë, Daniel Braun është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, qëndrimet e LDK-së si dhe për bashkëpunimin mes LDK-së dhe KAS në të ardhmen. Roli dhe kontributi i KAS-it, në edukimin politik si dhe fuqizimin e shumë të rinjve dhe grave është i pazëvendësueshëm. Kryetari Abdixhiku falënderoi KAS-in për mbështetjen që i kanë dhënë LDK-së dhe forumeve të saj si partner i vetëm në Kosovë. LDK ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KAS tash e shumë vite në promovimin e vlerave demokratike në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit