6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

LDK distancohet nga Skender Hyseni: Figurë pa fuqi politike, kontaminon diskursin publik

- Advertisement -

LDK-ja ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të anëtarit të saj, Skender Hysenit, prej të cilit është distancuar.

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së dhe i shtetit, Skender Hyseni, ka krahasuar dje qasjen e  Presidentes Vjosa Osmani me qasjen e liderit famkeq serb, Sllobodan Millosheviqit.

Zëdhënsja politike e LDK-së, Sibel Halimi, që është edhe pjesë e kryesisë së partisë, ka thënë për se LDK ka dy vjet që ëdhtë distancuar nga mendësia si e Hysenit.

“LDK jo vetëm që distancohet nga gjuha e tij, por LDK ka dy vite që është e distancuar nga mendësia e tillë politike. Është për habi, gjithsesi, se si figura pa fuqi politike e partiake sot, zënë hapësira mediale e kontaminojnë diskursin publik”, tha Halimi për Expres.

Presidentja Osmani e ka quajtur dje të njëanshme qasjen e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas bisedimeve në Bruksel mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Këto deklarime të Osmanit, ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni po i përngjajnë me ato të Enver Hoxhës e Sllobodan Millosheviqit.

“Edhe Millosheviqi e quante krejt botën armiq të Serbisë atëherë kur bota neve na ndihmonte, edhe ata e quanin krejt botën, krejt bota janë armiq të Serbisë. Edhe Vjosa Osmani dje tha se krejt bota janë armiq të Kosovës dhe po ia mbajnë anën Serbisë. Po kjo nuk është e vërtetë fare”, u shpreh Hyseni

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit