Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është kualifikuar në finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.
Fazliu triumfoi në gjysmëfinale me Ippon ndaj francezes Doris Boursas, duke siguruar kështu një vend në finalen e madhe.
Në finale, xhudistja nga Kosova do të përballet me italianen Carlotta Avanzato, në duelin për medaljen e artë.
Kjo një tjetër mundësi për medalje të artë për Kosovën në Taranto!






