Latifi: Sa i përket luftës së Kosovës, Rrahim Ademi do të kujtohet vetëm si frikacak

- Advertisement -

Blerim Latifi

Gjithandej po shpërndahet një tregim që e paraqet gjeneralin Rrahim Ademi si njeriun që, në betejën e Shibenikut, i shkaktoi një disfatë të rëndë gjeneralit serb Ratko Mladiq, kasapit të Bosnjës.

Po, Rrahim Ademi ishte pjesë e fitores së madhe kroate kundër forcave serbe në Kroaci. Kjo është pjesë e historisë dhe nuk ka arsye të mohohet.

Por historia nuk mbaron aty.

Kur erdhi koha e luftës së Kosovës, kur atdheu i tij ishte përfshirë në luftë për jetë a vdekje, Rrahim Ademi nuk erdhi të drejtonte as edhe një betejë të vetme për çlirimin e Kosovës.

Arsyetimet që ai ka dhënë më vonë për këtë mungesë janë postfestum. Mund të diskutohen, të pranohen ose të kundërshtohen. Por një fakt nuk ndryshon: ai nuk ishte në frontin e luftës së Kosovës.

Ndryshe prej tij, Bekim Berisha u kthye dhe ra duke luftuar për Kosovën. Agim Çeku u kthye dhe mori komandën e luftës.

Prandaj, le t’i lëmë anash mitet dhe autobiografitë e ricikluara. Rrahim Ademi ka vendin e vet në historinë e luftës së Kroacisë, por, sa i përket luftës së Kosovës, ai do të kujtohet vetëm si një frikacak. Si një emër më shumë në listën e gjatë të shqiptarëve që për të huajt dhanë çdo gjë, e për atdheun e tyre asgjë.

Të ngjashme

Të fundit