3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Latifi me tri shembuj të kontradiktave në Kosovë: Jemi zhytur deri në grykë

- Advertisement -

Analisti, Blerim Latifi, ka treguar tri shembuj të kontradiktave në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova ka Kushtetutën më liberale në Ballkan teksa në anën tjetër Kosova ka “politikën e parlamentin plot me tipa që të kujtojnë milicinë morale të Iranit.”

Më poshtë mund t’i lexoni edhe dy shembujt tjerët të Latifit:

Në njërën anë ekonominë prodhuese e kemi më të keqen në Europë, ndërsa në anën tjetër jemi bërë me qendrën më të madhe tregtare në Europën Juglindore, Prishtina Mall.

Në njërën anë e kemi kushtetutën më liberale në Ballkan dhe jo vetëm, ndërsa në anën tjetër politikën e parlamentin plot me tipa që të kujtojnë milicinë morale të Iranit.

Në njërën anë në sondazhe dalim si një ndër popujt më optimistë, ndërsa në anën tjetër para ambasadave nuk kanë të sosur rrjeshtat e të interesuarve për të marrë një vizë largimi nga Kosova.

Mund të listojmë dhjetëra shembuj të tillë kontradiktash, por mjaftojnë këta të tre për të treguar moçalin e falsitetit dhe improvizimit, në të cilin jemi zhytur deri në grykë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit