0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Latifi: Kandidatët për kryeministër të zhvillojnë tri debate publike për ta ditur qytetarët nëse kanë ide apo vetëm retorikë boshe

- Advertisement -

 

Analisti Blerim Latifi po kërkon që të organizohen tri debate publike mes kandidatëve për kryeministër të Kosovës. Sipas Latifit, një debat duhet të jetë për dialogun, i dyti për ekonominë dhe i treti për arsim e shëndetësi.

Latifi shprehet se nga këto debate “qytetarët mund të kuptojnë se a kanë këta kandidatë realisht ide konkrete për zgjidhjen e problemeve të këtij vendi apo e tëra që ofrojnë është vetëm retorikë boshe”.

Postimi i tij i plotë:

E përmenda një natë në Pressing dhe po e shkruaj edhe këtu: Le të organizohen tri debate publike mes kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit. Një për dialogun, një për ekonominë dhe një për sektorët vitalë të shtetit, arsimin dhe shëndetësinë. Përmes këtyre debateve qytetarët mund të kuptojnë se a kanë këta kandidatë realisht ide konkrete për zgjidhjen e problemeve të këtij vendi apo e tëra që ofrojnë është vetëm retorikë boshe për veshët e militantëve të partive të tyre.

Ky është kuptimi dhe vlera e vërtetë e demokracisë dhe e zgjedhjeve.

Retorika politike e shoqëruar me ide konkrete e racionale mund të gëlltitet disi, por kur asaj i mungojnë këto ide, atëherë ajo merr tiparet e një ofendimi të hapur që i bëhet intelektit njerëzor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit