Flamuri gjigant me mbishkrimin “Free Ukraine”, i vendosur në Prishtinë në shenjë solidariteti me Ukrainën është larguar pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës së tij në Beograd, ku u shpreh se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Kosova në shenjë solidarizimi me Ukrainën, iu bashkua shteteve perëndimore që dënoi veprimet e Rusisë duke i vendosur edhe sanksione.
Ky flamur është hequr të dielën.
Heqja e tij është publikuar në rrjetet sociale nga qytetarët.






