“Kushdo që e merr përgjegjësinë për publikimin e një lajmi të tillë ai duhet të shkarkohet”, tha ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, në lidhje me transmetimin e lajmit të rremë nga RTK të mediumit “Slobodna Bosna”, ku Nacionale dhe Periskopi u sulmuan pa asnjë fakt të vetëm.
Ai më tej tha se marrja e masave është në kompetencë të drejtorit dhe se ai ka mundur të marrë masa rreth rastit për të evituar skandalin.
“Drejtori e ka në kompetencë edhe me rregullore brendshme, atë natë ka mundur me i marrë masat dhe me evitu këtë skandal. Kërkim falje është normale, merr masa ndaj atij që e ka publiku dhe në rregull jemi”, tha ai në Rubikon.