29.8 C
New York
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

Lajmërohet Bedri Elezi: Unë dhe familja ime jemi të rrezikuar në çdo moment

- Advertisement -

Bedri Elezi ka thënë se ai dhe familja e tij janë vendosur para një rreziku serioz për jetët e tyre, pas thirrjes së Presidencës së Kosovës që të merren masa për aktivitetin e vazhdueshëm “të tij në dëm të sigurisë kombëtare”.

Elezi, në një deklarim për Paparacin të premten, ka thënë se ai nuk e ka akuzuar presidenten për spiunazh, e as nuk e ka akuzuar atë direkt për negocim për lirim të agjentëve të BIA-s.

“E para unë në asnjë rast unë nuk e kam akuzu presidenten e Republikës së Kosovës për negocim për lirimin e agjentëve të BIA-s në rastin e Banjkës, por kam deklaruar se në bazën e deklarimeve të fundit të cilat janë publike, e për të cilët e kam shprehur dyshimin se presidentja ka negociuar në lirimin e agjentëve të Banjkës”, ka thënë ai.

Për thirrjen e presidentes Osmani që të hetohet aktiviteti i tij, analisti dhe udhëheqësi i një Organizate jo-qeveritare që merret me çështje të sigurisë ka thënë se tashmë është vendosur para rrezikut për jetë.

“Në të vërtetë kërcënimi apo vendosja para një rreziku serioz i familjes sime dhe meje nga këshilltari i presidentes z. Bekim Kupina, i cili ka bërë një akuzë e cila mund të më kushtoj me jetë mua dhe në çdo moment, unë dhe familja ime rrezikohemi për shkak se ai ka thënë se unë jam kërcënim për sigurinë kombëtare. Kjo deklaratë ka pasur qëllim për të cenuar sigurinë time, për t’ju bërë ftesë grupeve të caktuara të më likuidojnë mua dhe familjen time”, ka thënë Elezi për Paparacin.

“Ky kërcënim, nga ky moment, unë dhe familja ime jemi vendosur në një kërcënim serioz nga persona apo grupe të rrezikshme”, ka thënë Elezi.

Elezi ka thënë se nuk ka marrë ende asnjë thirrje nga Prokuroria e Shtetit lidhur me deklarimin tronditës të tij për kinse negocimin që presidentja ka bërë për lirimin e agjentëve të BIA-s në rastin e Banjskës.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, tha sot se presidentja menjëherë do të përgatisë padi për shpifje ndaj Elezit.

Presidenca, tutje ka theksuar se deklarime të tilla e cenojnë sigurinë kombëtare.

“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare”, ka thënë Kupina.

“Shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore”, ka vazhduar këshilltari i presidentes.

Deklarata e Elezit vjen pas arrestimit të dy shqiptarëve të Kosovës në Ferizaj të mërkurën, nën dyshimin se i kishin shërbyer Agjencisë Serbe të Inteligjencës (BIA).

Për shefen e shtetit, Elezi tha sot në një shkrim në Facebook se dyshohet se ka negociuar për lejimin e largimit të anëtarëve të BIA-s në rastin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Presidentja VJOSA OSMANI, dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e BANJSKA”, tha Elezi.

Ndërsa, ai ka thënë se edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pasur takime me Daniela Vujiçiq, një zyrtare të dyshuar të BIA-s. Ka thënë se takimet janë realizuar në Shkup. /Paparaci.com

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit