Vetëm pak ditë para fillimit të Australian Open të këtij viti, një lajm i trishtë për botën e tenisit vjen nga SHBA.
Dy herë fituesi i Grand Slam-it, Dick Savitt, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.
Savit ka qenë anëtar i Sallës Ndërkombëtare të Famës që nga viti 1976, dhe suksesin e tij më të madh e arriti në vitin 1951 kur fitoi Australian Open dhe Wimbledon.
Përveç kësaj, ai luajti dy herë çerekfinalet e Roland Garros dhe gjysmëfinalet e US Open, ndërsa në vitin 1952, kur triumfoi në Kampionatin Kombëtar Amerikan, papritur doli në pension.
Ai ishte vetëm 25 vjeç dhe nuk i shpjegoi kurrë veprimet e tij, edhe pse një vit më parë ishte raketa e 2-të në botë.