6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Lajçaku takohet me Guterres: Mirënjohës për mirëkuptimin rreth zhvillimeve në Ballkan

- Advertisement -

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në New York të ShBA-ve.

Për takimin, Lajçak u shpreh i lumtur, teksa bëri të ditur se Gueterresin e informoi për punën e tij në dialogun Kosovë – Serbi.

“Shumë i lumtur që u takova me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres në New York sot. Pata rastin ta informoj për punën time të vazhdueshme dhe i jam mirënjohës për interesimin e tij të madh dhe mirëkuptimin e thellë të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit