Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar me Fernando Mariano Sampedro Marcos, sekretar i shtetit spanjoll për BE-në.
Lajçak në shkrimin e tij në “X”, ka thënë se po vazhdojnë diskutimet e tij të rregullta me shtetet anëtare të BE-së.
Po ashtu, emisari evropian bëri me dije se kanë biseduar edhe për dialogun.
“Patëm një diskutim të gjatë dhe domethënës për dialogun dhe çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor.” – ka thënë Lajçak.