-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Lajçak shkruan për takimin me Kurtin: Folëm për rrugën përpara, marrëvehja duhet zbatuar shpejtë

- Advertisement -

Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku të pranishëm ishin edhe ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien dhe zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Lajçak ka thënë se në takim u diskutua për rrugën përpara.

Ai ka shtuar se janë pajtuar që nuk ka alternativë, pos zbatimi te shpejtë të Marrëveshjes për Rrugën drejt normalizimit.

“Iu bashkova ndihmës sekretarit dhe Kasanof në një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, këtë mëngjes për të diskutuar rrugën përpara. Ramë dakord se nuk ka alternativë për zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes për Rrugën drejt normalizimit”.

Ndërkohë, në lidhje me takimin, Qeveria e Kosovës ka njoftuar:

Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit