19.2 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Plagosja në Vushtrri: Prokuroria Themelore në Mitrovicë kërkon caktimin e masës së paraburgimit

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurin B.O.

“Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Me datë 20 shkurt 2024, në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, i pandehuri me qëllim të privimit nga jeta të personit tjetër, pas një mosmarrëveshje rreth një prone të cilën po e punonte i dëmtuari N.V., i pandehuri nxjerr armën-revolen nga brezi dhe ka shtënë në drejtim të dëmtuarit, i cili nga predhat është goditur në trup.

“Të pandehurit arma – revolja i është gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të shtëpisë nga ana e policisë. I pandehuri gjendet në ndalim me aktvendim të prokurorit të shtetit.”, njofton Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit