Eshtë ndarë nga jeta Mr.Ph. Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe Drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK.
Lajmi u bë i ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila shprehu mirënjohje për kontributin e tij profesional dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional, si dhe ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij.
“Me pikëllim të thellë, Oda e Farmacistëve të Kosovës mori lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe anëtarit tonë, Mr. Ph. Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe Drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK. Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor, të cilit i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet. Oda e Farmacistëve të Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë për kontributin e tij profesional, bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional dhe mbështetjen e çmuar ndaj sektorit farmaceutik. Gatishmëria e tij për të ndihmuar, korrektësia dhe mikpritja e treguar ndaj anëtarëve të Odës do të kujtohen gjithmonë me respekt të veçantë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
🕯️ 𝐍𝐃𝐀𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐆𝐀 𝐉𝐄𝐓𝐀 𝐊𝐎𝐋𝐄𝐆𝐔 𝐘𝐍Ë, 𝐌𝐫. 𝐏𝐡. 𝐋𝐄𝐎𝐍𝐀𝐑𝐃 𝐊𝐔𝐑𝐓𝐈
Me pikëllim të thellë, Oda e Farmacistëve të Kosovës mori lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe anëtarit tonë, Mr. Ph. Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe Drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor, të cilit i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet.
Oda e Farmacistëve të Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë për kontributin e tij profesional, bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional dhe mbështetjen e çmuar ndaj sektorit farmaceutik. Gatishmëria e tij për të ndihmuar, korrektësia dhe mikpritja e treguar ndaj anëtarëve të Odës do të kujtohen gjithmonë me respekt të veçantë.
Në këto çaste të dhimbshme, Oda e Farmacistëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij.
Ceremonia e meshës mbahet nesër, më 1 nëntor, në orën 14:30 në Ferizaj, ndërsa varrimi bëhet në orën 15:00, në Varrezat e Qytetit në Ferizaj.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!
Oda e Farmacistëve të Kosovës






