Aksident tragjik në Shqipëri, vdes 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

- Advertisement -

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç, drejtuesi i mjetit, ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme

Të fundit