Zyrtari i Telekomit, Ekrem Cveradiku është larguar nga puna në këtë ndërmarrje. Këtij të fundit dyshohet se i është kërkuar qasje në dokumente të përgjimeve nga kryeshefja ekzekutive e Telekomit, Burbuqe Hana.
Sipas Insajderit, Policia me Prokurorin e Krimeve të Rënda ka nisur hetim nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Cveradiku dhe kryeshefja janë miq mes vete. Gazeta Insajderi kishte raportuar në vitin 2023, se si Burbuqe Hana e kishte shpërblyer mikun e saj, Cveradikun, me pozitë në Telekom.
Cveradiku që është mik i kryeshefes, Burbuqe Hana, tashmë është larguar nga puna, me vendim të drejtoreshës në këtë ndërmarrjeje.
Lidhur me rastin tashme, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetim nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Insajderi tash e tri javë ka kërkuar konfirmim të informacionit për largimin e Ekrem Cervadikut nga puna, mirëpo nga Telekomi e kanë mohuar një gjë të tillë.
Ndryshe, përkundër mos-kualifikimit për pozitën, vitin e kaluar në fushën ku ishte zyrtar Cervadiku ishin ndërmarrë edhe veprime kundër-ligjore. Në Telekom ishte instaluar pajisja e regjistrimit të punonjësve me të dhëna biometrike. Për këtë, vitin e kaluar ia kishte tërhequr vërejtjen Agjencia për Informim dhe Privatësi, duke kërkuar që të hiqen menjëherë dhe të shkatërrohen të dhënat e marra të punëtorëve.