Me përfundimin e raundit të tretë dhe të fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026, është publikuar formacioni me më të mirët e kësaj xhiroje, i përbërë nga futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në ndeshjet vendimtare.
Në ekipin ideal janë përfshirë disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, të cilët luajtën rol kyç në suksesin e kombëtareve të tyre.
Mes tyre janë Vinicius Junior, Ousmane Dembele dhe Kevin De Bruyne, të cilët u dalluan me gola, asistime dhe paraqitje të nivelit të lartë.
Vëmendjen më të madhe e mori sulmuesi i Francës, Ousmane Dembele, i cili u shpall lojtari me vlerësimin më të lartë të raundit.
Ai shkëlqeu në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke realizuar një hat-trick dhe duke qenë protagonisti kryesor në fitoren e Francës.
Ky është formacioni më i mirë i raundit të tretë:






