Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare ka përmendur mundësinë e ekzistencës së varrit masiv në Pasuljanske Livade në Serbi.
Ajo ka thënë se në vitin 2008 një person i kishte thënë se kishte informacione për një varr masiv në këtë pjesë në cilin janë trupat e viktimave nga Kosova.
Për këtë ajo kishte thënë se e ka informuar edhe ministrin e atëhersgëm të Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovaq.
Kandiq në një postim në X ka thënë se as ministri serb e as personi që pretendote se kishte informacione për varrin masiv nuk u lajmëruan asnjëherë.
“Varri masiv i mundshëm në Pasuljanske Livade ishte temë e takimit tim me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Dragan Shutanovac, në vitin 2008. E njoftova se kisha biseduar me një person që pretendonte se kishte qenë shoferi i kamionit frigoriferik me të cilin trupat ishin transportuar nga Kosova në bazën ushtarake Pasuljanske Livade”, ka shkruar Kandiq.
Sipas saj, ky person ka kërkuar para në këmbim të informacioneve shtesë, por nuk ishte lajmëruar asnjëherë më.
Pasuljanske Livade është konsideruar të ketë qenë vendi ku janë trajnuar terroristët serbë të cilët morën pjesë në sulmin e Banjskës. Pasuljanske Livade është një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe






