Kuvendi i LDK dhe ambicia për kryetar, Rama: Po kam qenë i gatshëm, iu kam thënë haptas Abdixhikut, Hazirit, Hotit dhe të tjerëve

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për Kuvendin e LDK-së, që është mbajtur këtë vit.

Ai tha se i ka shprehur Lumir Abdixhikut, Lutfi Hazirit dhe Avdullah Hotit gatitshmërinë e tij për të qenë kryetar i unitetit të LDK-së.

“Për të qenë i hapur me Lumir Abdixhikun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin e shumë tjerë, ku pas tri ballafaqimeve LDK ka dalë e treta dhe ju kam kërku të treve me reflektu, secilit veç e veç. Kam qenë i gatshëm për kryetar nëse ka një unitet të brendshëm”.

“Nuk kanë qenë të gatshëm, unë kam kërkuar gjithë kohën për reflektim”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit