Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, për presidente të Kosovës. Seanca pritet të mbahet sonte. E hënë, 27 prill.
Feride Rushiti
Feride Rushiti është një nga figurat, deri diku të njohura në Kosovë në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht për mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo me profesion është mjeke.
Ajo ka punuar për rehabilitimin fizik dhe psikologjik të viktimave të luftës. Është figurë e shoqërisë civile.
Hatixhe Hoxha
Hatixhe Hoxha është më pak e ekspozuar publikisht krahasuar me Rushitin. Ajo me profesion është juriste. E njejta ka qenë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete.






