Çitaku për Kurtin e VV-në: Qysh bre gjithmonë fajin e ka dikush tjetër?

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj fjalimeve të mbajtura nga Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, në seancën ku është diskutuar për çështjen e presidentit.

Ajo ka thënë se si është e mundur që gjithmonë dikush tjetër është fajtor për krizat politike.

“Qysh bre gjithmonë, bash gjithmonë, fajin e ka dikush tjetër? Herë lufta në Ukrainë, herë lufta në Iran, e më së shumti opozita. Një njeri që fitoi 51% të votave dhe pati pushtetin më të madh që ka pasur ndonjë qeveri në Kosovë, sot prapë ankohet se nuk po e lënë të punojë. Armiq të brendshëm e të jashtëm gjithandej. Përgjegjësi askund. Kur ke pushtet absolut, nuk mund të sillesh si viktimë e përhershme. Qeverisja nuk është konferencë për arsyetime. Është përgjegjësi, vendimmarrje dhe rezultat.”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme

Të fundit