Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Sipas njoftimit të Haxhiut, seanca do të mbahet sot në orën 20:30.
Ajo bëri të ditur se në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për president: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Njoftimi i Haxhiut:
Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30.
Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese.






