Gjashtë kandidatët për deputetë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Kryetari Memli Krasniqi, deputetja dhe kandidatja për deputete, Ganimete Musliu, deputeti Abelard Tahiri, Shasivar Haxhijaj, Kujtim Gashi dhe Petrit Hajdari ishin ekipi fitues i kampanjës ikonike “Krenohu me Kosovën”, në vitin 2007 kur për herë të parë ishte zgjedhur Kryeministër Hashim Thaçi.
Ata tani kanë njoftuar se janë ribashkuar dhe kanë ftuar shokët e tyre të aktivitetit për t’i dhënë jetë projektit fitues për ta bërë Bedri Hamzen Kryeministër dhe sipas tyre për ta bërë Kosovën më të mirë.
Lajmin për këtë kampanjë e ka dhënë në rrjetin e tij social në facebook, kandidati për deputet, Petrit Hajdari.