8.6 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Kush fiton më shumë para në Zvicër?

- Advertisement -

Të diplomuarit e universiteteve të shkencave të aplikuara fitojnë dukshëm më shumë në vitin 2023, përcjell albinfo.ch.

Paga mesatare vjetore e këtyre të diplomuarve aktualisht arrin në 104,000 franga, krahasuar me 100,000 më 2021.

Kjo është ajo që del nga një studim i ri i publikuar nga ombrella e shoqatës së këtyre institucioneve.

Sektorët e financave dhe sigurimeve, farmaceutikës, IT-së dhe administratës publike janë përpara profesioneve të tjera. Njerëzit e punësuar në sektorin e financave dhe sigurimeve, për shembull, fitojnë pagën mesatare prej 120,000 frangash në vit.

Rajonalisht, pagat janë më të larta në pjesën gjermanishtfolëse se sa në Zvicrën frëngjishtfolëse dhe Ticino. Ndër kantonet, Cyrihu është në krye, me të ardhura mesatare prej pak më shumë se 111,000 franga në vit.

Megjithatë, kantonet e Zvicrës lindore kanë bërë përparimin më të madh: në dy vjet, paga mesatare atje është rritur nga 100,000 në 106,000 franga.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit