8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Sekuestrohen kokainë, heroinë e para të gatshme – ndalohen 4 persona në Gjilan

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar 4 persona, V.S., L.N., L.M. dhe A.A., pasi dyshohet se janë përfshirë në shitblerje të substancave narkotike.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në Gjilan, të dyshuarit e sipërshënuar, në bashkëpunim dhe me qëllim të përfitimit material, kanë organizuar shitblerjen e substancave narkotike të llojit kokainë dhe heroinë.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në 4 lokacione të ndryshme, janë sekuestruar: 1,549.2 kg heroinë, 54.7 gr kokainë, 2.010 euro para të gatshme, një armë e shkurtë Zoroki dhe 1 karikator me 15 fishekë, një telefon mobil Samsung, tri peshore elektronike dhe një automjet BMW.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit