Influencuesja e njohur, Chiara Ferragni, po shijon pushimet verore në Greqi, duke ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga vizita në ishullin piktoresk të Kimolos.
Ferragni, e cila ndodhej më parë në Milos, bëri një ndalesë disa orëshe në Kimolos dhe publikoi të dielën, më 28 qershor, një seri fotografish në llogarinë e saj në “Instagram”.
“Një ditë në Kimolos”, shkroi ajo në përshkrimin që shoqëronte postimin. Fotografitë e saj morën mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët vlerësuan bukurinë natyrore të ishullit grek dhe stilin veror të influencueses italiane.
Ndërkohë në postimet e saj nuk munguan as imazhet e partnerti, Jose Hernandez, një menaxher dhe sipërmarrës kolumbian.






