Ordinanca “Vita” e Dr. Fatmir Xhelilit shënon 32-vjetorin e themelimit

- Advertisement -

Ordinanca specialistike “Vita”, e themeluar dhe drejtuar nga neuropsikiatri Dr. Fatmir Xhelili në Shtime, ka shënuar 32-vjetorin e fillimit të punës.

Me këtë rast, Dr. Xhelili, ish-ushtar i UÇK-së dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, stafin dhe pacientët për besimin dhe mbështetjen ndër vite, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin e ordinancës dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore të shëndetit mendor. Në një postim publik, ai theksoi se që nga themelimi i ordinancës, më 30 qershor 1994, prioriteti kryesor ka qenë kujdesi profesional dhe cilësor për shëndetin mendor të pacientëve.

“Sot, më 30 qershor, Ordinanca ‘Vita’ në Shtime feston 32-vjetorin e fillimit të punës. Që nga dita e parë, më 30 qershor 1994, prioriteti ynë ka qenë cilësia e shërbimeve për shëndetin mendor të klientëve tanë. Numri i dashamirëve tanë është i madh dhe i falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë punëtorët që kanë qenë pjesë e ordinancës ndër vite, si dhe për ata që vazhdojnë të punojnë sot. Po vazhdojmë!”, ka shkruar Dr. Fatmir Xhelili. Ordinanca “Vita” konsiderohet një nga institucionet private me traditë në fushën e neuropsikiatrisë në komunën e Shtimes, duke ofruar shërbime për pacientët prej më shumë se tri dekadash.

Të ngjashme

Të fundit