Gjatë votimit të Projektligjit për letërnjoftimin, në momentin kur në votim u hodhën 13 amendamentet e mbështetura nga komisioni funksional për këtë projektligj në votim nuk mori pjesë deputeti nga radhët e komunitetit boshnjak, Bahrim Shabani.
Kryetarja e grupit parlamentar të mazhorancës, Mimoza Kusari-Lila provoi ta bindë Shabanin që të votoj për, EkonomiaOnline.
Në ndihmë Kusari-Lilës i erdhi edhe deputeti Dimal Basha. Përkundër insistimit të tyre, Shabani bashkë me 3 deputetë të tjerë, abstenuan. Duke qenë së në votim morën pjesë 61 deputetë, projektligji kaloi.