22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Kusari-Lila akuzon gjykatat për drejtësi selektive ndaj VV-së, harron se Konjufca nuk u dënuar fare për gaz

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, nuk është pajtuar me vendimin që gjykata sot ia ka dhënë njeriut që para një viti e kishte kanosur.

Ajo ka akuzuar Gjykatën Themelore të Prishtinës për drejtësi selektive.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ata që kanë kërcënuar deputetët e PDK-së dhe LDK-së janë dënuar më shumë.

Madje, ajo ka përmendur me emër gjykatësin që e ka marrë këtë vendim.

Por, deputetja e VV-së duket se ka harruar se para disa muajve të njëjtat gjykata e kanë shpallur tw pafajshëm për hedhje të gazit kryeparlamenatrin Glauk Konjufca.

Ky i fundit ishte liruar nga aktakuza, ani pse ai publikisht kishte deklaruar se e ka hedhur gazin lotsjellës.

“Drejtësia Selektive e Kosovës. Në Republikën e Kosovës kanosja e një deputeteje të PDK-së përmes mesazhit, apo një deputeti të LDK-së, dënohet me gjashtë muaj burgim, ndërsa në rast të marrëveshjes me katër muaj burg apo 2,000 Euro gjobë. Ndërsa, inkuadrimi LiVE në televizion kombëtar dhe veprimi i kanosjes dhe nxitjes e urrejtjes për një deputete të LVV-së, të ofron mundësinë e marrëveshjes me Prokurorinë, hudhjen poshtë të njëres vepër penale, si dhe uljen e dënimit me gjobë në vlerë prej 400 €.”, ka shkruar ajo, duke thënë se të tri aktgjykimet janë shkruar nga i njëjti gjykatës.

“Të tri aktgjykimet e sipërpërmenduara janë nga i njejti gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Driton Berisha. Në rastin tim, Gjyqtari Driton Berisha, përveç se rolin e gjyqtarit, në seancë e morri edhe rolin e mbrojtësit të të pandehurit, siç dëgjohet edhe në videon e postuar ditë më parë. Me këto dënime, konfirmohet drejtësia selektive e aplikuar e cila kryekëput varet nga përkatësia politike e palës së dëmtuar. Këtu ka çdo gjë, pos gjykim të drejtë dhe drejtësi nuk ka!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit