Kurti zbulon ofertën e tij “më të mirë” për Abdixhikun: Konjufca President, LDK-ja zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për ofertat e tij për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të cilit tha se ia ofroi dy alternativa.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se LDK-ja e refuzoi pozitën e kryeparlamentarit – që, siç tha, “s’është pak” – dhe pas kësaj, ai ia ofroi dy alternativa.

“Kur e pamë që nuk janë të interesuar për kryetarin e Kuvendit, oferta jonë qysh në pranverë është ripërsëritur tani. Me fjalë të tjera, nëse Vetëvendosja do ta kishte kandidatin për President – e ju e dini që ishte Glauk Konjufca – atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës ta marrë zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri. Ndërkaq nëse kandidati për President është konsensual, ta marrë zëvendëskryeministrin dhe tri ministri. Sepse Vetëvendosja po heq dorë prej Presidentit dhe ta kenë zëvendëskryeministrin dhe tri ministri. A nëse është Glauku, zëvendëskryeministrin dhe katër ministri”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit