10.4 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Kurti vizitoi punimet në Pishinën Gjysmëolimpike në Deçan

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nga Peja udhëtoi për në Deçan për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e Pishinës Gjysmëolimpike. Aty kryeministri Kurti u njoftua me dinamikën e punës dhe detaje të projektit. Ai i falënderoi punëtorët dhe drejtuesit e projektit për angazhimin, duke u uruar punime të mbara.

Projekti i Pishinës Gjysmëolimpike do të kushtojë diç mbi 2 milionë euro. Dimensionet e pishinës do të jenë 25m x 14m dhe do ketë gjithsej gjashtë shirita të notimit. Projekti po realizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Deçanit. Kjo pishinë është pjesë e investimeve të Qeverisë, përkatësisht MKRS-së në infrastrukturë të sportit, në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Gjatë qëndrimin në Deçan, kryeministri gjithashtu vizitoi ndërtesën e Qendrës Rinore në Deçan, e cila është përuruar në vitin 2023 dhe e cila është ndërtuar me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit