20.3 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Kurti thirrje Abazoviqit të reflektojë për korrigjimin e Demarkacionit: Jemi gati, po presim

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e korrigjimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha se pret reflektim edhe nga Qeveria e Malit të Zi me në krye Dritan Abazoviqin, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi që sipas Kurtit, presidenca malazeze ka shprehur gatishmërinë dhe pajtueshmërinë për rishikim e korrigjim të gabimeve të bëra.

“Së bashku me Qeverinë e Malit të Zi duhet të formohet Komisioni i Përbashkët për korrigjimin e gabimeve në Demarkacion. Duhet të formohet në momentin më optimal. Ne jemi gati, duhet të pritet Mali i Zi në formimin e Komisionit. Ekspertët vendor kanë punuar në këtë drejtim. Besoj që edhe Qeveria e Malit të Zi do të reflekojë pasi presidenti Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri. Vetëvendosje e ka kundërshtuar versionin e nënshkruar”,  tha Kurti.

Sipas Kurtit, së pari është dashur të ketë rishikim e pastaj korrigjim, por që Qeveritë e mëparshme sipas tij gabuan në hapa.

“Në Qeveri është aprovuar raporti me mbi 800 faqe por mendimi që ne kishim është se së pari rishikim e pastaj ratifikim. Qeveria e asaj kohe veproi keq me së pari ratifikim e pastaj korrigjim. Pala malazeze është shumë e varur nga raportet politike në vendin e tyre. Jemi të gatshëm dhe në pritje”, tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit