11.2 C
New York
Saturday, March 14, 2026

Buy now

Kurti takohet me ish-kongresistin amerikan në Munih, krenohet me grantet që i ka dhënë ministria e Pecit

- Advertisement -

“Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri veçoi investimet në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje, mbështetjen për bujqit dhe fermerët përmes granteve dhe subvencioneve dhe për studentët duke e bërë mes tjerash edhe arsimin e lartë publik falas”, thuhet në njoftimin e ZKM.

Njoftimi i plotë:

Në ditën e parë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi gjithashtu dhe Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik (American Jewish Committee) Ted Deutch, ish kongresist amerikan.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri veçoi investimet në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje, mbështetjen për bujqit dhe fermerët përmes granteve dhe subvencioneve dhe për studentët duke e bërë mes tjerash edhe arsimin e lartë publik falas.

Diskutuan edhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Izraelit dhe Kosovës dhe për mundësitë e reja për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Komitetit Amerikano-Hebraik.

Të ngjashme

Të fundit