13.5 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Kurti: Sulmi në Banjskë ka qenë agresion kundër sovranitetit shtetëror, Serbia të jap përgjegjësi

- Advertisement -

 

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  me rastin e shënimit të njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku, u organizuan aktivitete shënuese. Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vizituan mëngjesin e sotëm familjen e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe pastaj bënë homazhe tek varri i tij në njëvjetorin e rënies së tij.

 

Në shënim të kësaj date të rëndësishme në historinë e Kosovës, Kryeministri Kurti, rikujtoi rënien heroike të Rreshterit Afrim Bunjakut, e cila sipas tij është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetës edhe ngadhënjen në çdo betejë.

 

“Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit, para një viti, Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, në mbrojtje të rendit publik, të paqes e të sigurisë dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe për opinionin publik ndërkombëtar”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë.

 

Ai ritheksoi faktin që Serbia është përgjegjëse, andaj duhet të japë përgjegjësi, derisa në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë.

 

Tutje, kryeministri Kurti shprehu se sot me numrin e lartë të policëve dhe me rritjen e moralit të policisë e ushtrisë sonë, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë.

 

“Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë, edhe i ushtrisë tonë, kurrë s’ka qenë më i lartë. Andaj, kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”, deklaroi ai.

Së bashku në këtë vizitë tek familjarët e të ndjerit, ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, teksa vazhduan drejt varrezave të fshatit, të shoqëruar nga familjarë, ministra, deputetë, ambasadorë, e policë, në nderim të jetës dhe kontributit të heroit, Afrim Bunjakut.

 

Deklarimi për media i kryeministrit Kurti:

 

Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit para një viti Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, në mbrojtje të rendit publik, të paqes e të sigurisë dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe për opinionin publik ndërkombëtar.

Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës, shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejnë me nder dhe me përkushtim.

 

Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë, edhe i ushtrisë tonë, kurrë s’ka qenë më i lartë. Andaj kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë, dhe, ata policë të cilët ishin në betejë bashkë me të nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë, të bie në duart e forcave armike. E forcat të cilat ishin të financuara e të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë të cilët kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë, ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër Serbi, sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin tonë dhe popullin tonë liridashës.

 

Me këtë rast duhet theksuar që Serbia është përgjegjëse andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen, e faktorëve ndërkombëtarë.

Idealet e dëshmorëve për neve do t’i jetësojmë e po i jetësojmë, ndërkaq kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë e po e përjetësojmë. Sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga Afrim Bunjaku. Kjo është rruga e të gjithë neve.

 

Lavdi Afrim Bunjakut dhe gjithë dëshmoreve të Kosovës!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit