-1.9 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Kurti pranon urime nga kryeministri i Bullgarisë, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

 

“Bullgaria vlerëson shumë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, të bazuara në besim reciprok, vlerat e përbashkëta, afërsinë kulturore dhe historike. Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë aktivisht për të thelluar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha drejtimet me interes të përbashkët”, thuhet në urimin e kryeministrit Zhelyazkov.

 

Më këtë rast, kryeministri Zhelyazkov ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme bullgare për Kosovën dhe ka siguruar se Bullgaria do të vazhdojë të jetë ndër mbështetësit më aktiv të vendit tonë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit